Top News – Dy javë para zgjedhjeve në Itali/Presidenti italian për një vizitë në Shqipëri

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella do të udhëtojë drejt Tiranës, ku do të mirëpritet në një ceremoni zyrtare nga homologu i tij, Bajram Begaj. Në datat 7 dhe 8 shtator, presidenti Mattarella do të zhvillojë takime të njëpasnjashme me përfaqësuesit…
0
(0)

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella do të udhëtojë drejt Tiranës, ku do të mirëpritet në një ceremoni zyrtare nga homologu i tij, Bajram Begaj. Në datat 7 dhe 8 shtator, presidenti Mattarella do të zhvillojë takime të njëpasnjashme me përfaqësuesit më të lartë të vendit tonë. Ceremonia zyrtare e takimit të Begajt me Mattarrellën do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, për të vijuar më pas me takime zyrtare me kryeministrin Edi Rama, përfaqësues të kabinetit qeveritar dhe të parlamentit.
Vizita zyrtare e kreut të shtetit italian vjen vetëm dy javë para zgjedhjeve të parakohshme të 25 shtatorit në Itali, pasi Mattarella shpërndau Parlamentin në korrik pas dorëheqjes së kryeministrit të vendit Mario Draghi.
Krahas Shqipërisë, Mattarrella do të zhvillojë një vizitë zyrtare edhe në Maqedoninë e Veriut. Teksa të dyja vendet po punojnë për të finalizuar procesin e përafrimit ligjor me acquis të Bashkimit Europian, për të përmbyllur kërkesat e unionit europian gjatë procesit ‘screening’, presidenti italian, Sergio Mattarrella ka mbështetur anëtarësimin e dy vendeve ballkanike, duke theksuar se Bashkimi Europian nuk është i plotë pa integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Pritet që ecuri e vendit tonë, drejt Bashkimit Europian të jetë një ndër pikat e rëndësishme që do të diskutohen gjatë takimit zyrtar të Mattarellës me zyrtarët e lartë të vendit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Italy#BajramBegaj#TopChannel

How useful was this post?

Click on a star to rate it!

Average rating 0 / 5. Vote count: 0

No votes so far! Be the first to rate this post.

As you found this post useful...

Follow us on social media!

We are sorry that this post was not useful for you!

Let us improve this post!

Tell us how we can improve this post?